Friday, 16 November 2018 | Lajme: 32

Ekspozitë – “Modernizmi kosovar-abetarja arkitektonike”

Në Muzeun e Qytetit të Shkupit sot do të hapet ekspozita “Modernizmi kosovar-abetarja arkitektonike”.

Autorë të ekspozitës janë prof. Ilir Gjinolli dhe prof. Lulzim Kabashi.

“Ekspozita ‘Modernizmi kosovar’ prezanton një pjesë të arktitekturës dhe urbanizmit të një periudhe nga zhvilimi i Kosovës, në një kontekst më të gjerë rajonal në ish-Jugosllavi”, kumtuan nga Muzeu i Qytetit të Shkupit.

Arkitektura nga kjo periudhë ende nuk është valorizuar siç duhet dhe shpesh është nënvlerësuar, edhe pse për Kosovën, por edhe për rajonin ajo shënon një bazë shumë të rëndësishme kulturore, të një periudhe shumë të rëndësishme të zhvillimit shoqëror, pa u marrë parasysh se shumë nga autorët nuk janë nga Kosova, theksojnë nga Muzeu i Qytetit të Shkupit.