Monday, 19 November 2018 | Lajme: 40

Koreja Veriore dhe Jugore së shpejti me rrjet hekurudhor dhe rrugor ndërmjet dy vendeve

Koreja Veriore dhe Jugore sot arritën marrëveshje që të fillojnë me vendosjen e sërishme të rrjeteve hekurudhore dhe rrugore ndërmjet dy vendeve. Marrëveshja ishte arritur pas diskutimit për planet aksionale për ndërtimin e marrëdhënieve ndërkoreane në nivel të ri më të lartë, thuhet në kumtesën e përbashkët të publikuar nga Ministria koreanojugore për Bashkim.

Koreja Jugore dhe Veriore u pajtuan që të mbajnë festime në nëntor ose fillim të dhjetorit që ta shënojnë fillimin e punëve për lidhjen e hekurudhës dhe rrugëve, të cilat ishin ndërprerë nga Lufta koreane në periudhën nga viti 1950 deri në vitin 1953.

Të dy Koretë, gjithashtu, u pajtuan që gjatë tetorit të bisedojnë për planin për mbajtjen e Lojërave Olimpike në vitin 2032 dhe t’i hetojnë mënyrat për rifillim të komunikimit përmes ueb-kamerave dhe shkëmbimin e video-incizimeve nga familjet e ndara në Luftën koreane.