Monday, 19 November 2018 | Lajme: 40

Meghan Markle është shtatzënë, ja kur do të vijë fëmija

Çifti mbretëror po presin fëmijën e parë.

Dukesha e Sussex, Meghan Markle është shtatzënë dhe ajo po pret fëmijën e parë me Princin Harry.

Lajmi është konfirmuar nga Pallati Mbretëror Kensington, ndërsa në shkrimin për konfirmim shkruajnë: “Lartëmadhëritë e Tyre Duka dhe Dukesha e Sussex janë shumë të gëzuar të ju njoftojnë se Dukesha është në pritje të një fëmije, që do të vijë në pranverë të vitit 2019”.

Lajmi ka ardhur mu në kohën kur të gjithë sytë e botës ishin tek çifti të cilët zbarkuan në Australi për të filluar turneun e tyre të parë ndërkombëtar bashkë, përcjell Gazeta Express.

E ky lajmërim vjen afër pesë muaj pas ditës kur ata janë martuar në muajin maj në Windsor.

Ka disa ditë që po përflitet për një shtatzëni të mundshme të Dukeshës, sidomos pasi ajo ësthë shfqur me një palltë të gjerë në dasmën e Princeshës Eugene.