Thursday, 18 October 2018 | Lajme: 32

Katër të lënduar në një rrahje pas aksidentit në rr. “Metodia Andonov Çento” në Shkup

 Katër persona kanë marrë lëndime të lehta mbrëmë  rreth orës 21.30  pasi që pas një aksidenti  mes dy automjeteve në rrugën “Metodija Andonov Çento” në Shkup ka ardhur deri te debati verbal dhe qërim i hesapeve fizike mes pjesëmarrësve.

MPB informon se S.M.(51), S.M.(20) dhe K.M.(24), të gjithë nga Shkupi, derisa janë shtyrë  pranë trotuarit  të rrugës  automjeti “Mercedes” me targa të Shkupit, pronësi e fqiut të tyre K.S.(33) nga Shkupi, është ndeshur me automjetin “Mercedes” me targa të Shkupit, të drejtuar nga B.M.(37) nga Shkupi, ndërsa  bashkëudhëtarë ishin dy fëmijë të moshës  16 dhe 12 vjet.

Pas aksidentit ka ardhur deri te  mosmarrëveshja verbale  mes pjesëmarrësve. Një person i panjohur, i cili është përfshirë në rrahjen,  me shkop bejsbolli e ka goditur B.M. në kokë. Ai është dërguar në spitalin e përgjithshëm të qytetit “Shën Naum i Ohrit”, ndërsa S.M., K.M. dhe S.M. me automjetin e Ndihmës së shpejtë  janë dërguar  në Qendrën urgjente  pranë kompleksit të klinikave “Nëna Terezë” ku u janë konstatuar  lëndimet trupore  dhe janë lëshuar për kurim shtëpiak.

Gjithashtu, është paraqitur se gjatë arritjes së nëpunësve policor dikush nga personat ka nxjerrë pistoletë dhe ka gjuajtur disa plumba, por gjatë kontrollit të personave dhe automjeteve  nuk është gjetur armë.

Ndërmerren masa për zbardhjen e plot të rastit.