Thursday, 18 October 2018 | Lajme: 32

Osmani: BDI-ja për momentin mendon vetëm për planin A

Për BDI-në më e rëndësishme është të përfundojë  procedura në Kuvend për ndryshimet kushtetuese. Atë e quajmë plan A, ndërsa plani B  është nëse shteren mundësitë e planit A. Atëherë do të kemi zgjedhje të parakohshme, theksoi sot zëvendëskryetari i Qeverisë, i obliguar për Çështje Evropiane, Bujar Osmani.

Ne konsiderojmë, potencoi, se 99 për qind e kohës, energjisë dhe fokusi ynë duhet të kahëzohen drejt planit A dhe të gjejmë  mënyrë të mbledhim shumicë prej dy të tretave dhe t’i bëjmë ndryshimet kushtetuese që të vazhdojmë me skriningun, të vazhdojmë  me anëtarësimin në NATO dhe BE.

“Nëse shteren,  ndërsa unë jam ende optimist se nuk janë shterur të gjitha mundësitë kuptohet se mund të mendojmë  edhe për planin B – zgjedhje të cilat hapin  më shumë paparashikime se sa që e sqarojnë gjendjen”, tha Osmani  në përgjigje të pyetjes  në konferencën e sotme për shtyp në Qeveri.