Thursday, 13 December 2018 | Lajme: 22

BEG: Nga e hëna fillon sezoni i ngrohjes

Qytetarët dhe subjektet juridike në Shkup të cilët janë të lidhur me sistemin e ngrohjes qendrore, nga 15 tetori (e hënë) do të fillojnë të përdorin energji termike, deri më 15 prill 2019. deri kur zgjat periudha e ofrimit të rregullt të kësaj energjie, njoftuan nga BEG.

Në këtë periudhë, siç theksohet, shpërndarja e energjisë termike kryhet sipas rregullave dhe diagrameve të vendosura strikte varësisht nga kushtet atmosferike dhe temperaturat e jashtme. Këto rregulla dhe diagrame janë përcaktuar në rregulloren për shpërndarjen e ngrohjes deri tek konsumatorët e miratuar nga Komisioni Rregullator Energjetik i Republikës së Maqedonisë.

Nëse temperaturat e jashtme janë më të ulëta, gjatë periudhës së rregullt do furnizohet sasi më e madhe e energjisë ngrohëse dhe anasjelltas, ashtu që konsumatorët kanë siguruar kushte komforde dhe shtëpi të nxehta sipas standardeve, gjegjësisht temperatura në shtëpi jo më të ulëta prej 20 +1 gradë Celsius. Në kushte të caktuara atmosferike, në mot mjaftueshëm të ngrohtë, kur nuk ka nevojë për ngrohje, do të ndërpritet shpërndarja e energjisë së ngrohjes në periudha të temperaturave të larta të jashtme, ndërsa menjëherë pas uljes të temperaturave të jashtme nën vlerat e specifikuara ngrohja përsëri do të kyçet. Gjatë shpërndarjes të energjisë termike sigurohet konsumimi optimal i energjisë ngrohëse me shpenzime minimale për ngrohjen e konsumatorëve, theksojnë nga BEG.

Informojnë se gjatë këtij viti në krahasim me vitin e kaluar numri i konsumatorëve të rinj është rritur, ndërsa tendenca e ri-lidhjes është falë komfordit të lartë të cilin e fitojnë konsumatorët për çmim më të mirë, në përputhje me të gjitha standardet ekologjike.

Si rezultat i modernizimit të vazhdueshëm të sistemit për ngrohje qendrore, cilësia e shërbimeve dukshëm është përmirësuar.

Konsumatorët kanë edhe mbështetjes shtesë përmes shërbimit “Shërbimi im”. Ekipet profesionale të “Shërbimi im” deri më tani kanë kryer më shumë se 4.000 intervenime. Intervenime më të shpeshta janë kyçjet në sistemin për ngrohje qendrore, ndërrim të trupave ngrohëse, intervenim në instalimin vertikal të ndërtesave, intervenim në dollap, pastrim dhe shqyrtim në instalimin e brendshëm etj, theksojnë nga BEG.

Për të gjitha detajet për shpërndarje të energjisë termike konsumatorët mund të informohen nëpërmjet ueb faqes www.beg-snabduvanje.com.mk (Rregulla të rrjetit shpërndarës të energjisë ngrohëse Shtojca 3), apo të drejtohen deri tek Qendra për kujdes të konsumatorëve në numrin e telefonit 02 3076 200 dhe në 075 400 100 apo nëpërmjet e-mailit: contact@beg-snabduvanje.com.mk.