Thursday, 13 December 2018 | Lajme: 22

Despotovski: Së pari protokoll për vlerësimin e rrezikut, pastaj vendim nga Komiteti për miratimin e investimeve

Komiteti për miratimin e investimeve ende nuk ka vendosur për katër aplikimet e firmave në strukturën e pronësisë të së cilave ka edhe funksionarë qeveritarë. Atë do ta bëjë menjëherë pas miratimit të protokollit për vlerësim të rrezikut që tanimë është duket u përgatitur, ndërsa këto ditë duhet të prezantohet, njoftoi sot Drejtori i Fondit për Inovacion dhe zhvillim teknologjik, Jovan Despotovski.

Siç tha, protokolli për vlerësimin e rrezikut do të prezantojë zgjidhje sistematike dhe jo ad-hok, dhe do të zbatohet jo vetëm për katër firma aktuale, por edhe për të gjitha situatat e ardhshme të këtij tipi.

Ndërsa, mjetet, të cilat duhej t’i marrin katër kompani “kontestuese” me të cilët nuk është nënshkruar asnjë marrëveshje, do t’ju shpërndahen të tjerëve të cilët kanë aplikuar në kuadër të thirrjes së parë

“Për momentin po punohet në protokollin e veçantë si zgjidhje sistematike që do të na mundësojë të përballemi me rreziqe të tilla tani dhe në të ardhmen. Vendimi i Fondit pritet menjëherë pasi të miratohet protokolli. Nuk dua vendimi të jetë në bazë të vlerësimit personal të dikujt, por duhet të ekzistojë vlerësim real i rrezikut në bazë të së cilës do të sillet vendimi. Protokollin do ta shfrytëzojmë edhe për këto katër kompani, por edhe për të gjitha situatat e tjera me të cilat mund të përballemi. Qëllimi është, jo me ad-hok, por me zgjidhje sistematike të përballemi me këto rreziqe edhe në të ardhmen”, sqaroi drejtori, duke u përgjigjur pyetjes së gazetarëve pas promovimit të iniciativës së re “E premtja për të rinjtë”.

Sipas Despotovskit, aplikimet të cilat i dorëzojnë kompanitë e afërta me pushtetin është rrezik i ri me të cilin nuk përballet vetëm Fondi, por, në përgjithësi të gjitha institucionet publike të vendit.

“Fondi është institucioni i parë që vendosi obligim për shpalljen e një bartësi të funksionit publik në strukturën e pronësisë dhe që do të zbatojë zgjidhje sistematike. Katër kompanitë për momentin nuk janë aq të rëndësishme, kontrata gjithsesi nuk kemi nënshkruar me ato, ndërsa për të tjerë procesi tashmë ka përfunduar. Është e rëndësishme për ne përmes kësaj përvoje të arrijmë një zgjidhje sistematike”, potencon Despotovski.

Paralajmëroi dhe se po përgatitet një valë e re e marrëveshjeve financiare për të cilët priten fonde shtesë nga Qeveria, me ribalancin e Buxhetit.

“Po përgatisim thirrje të reja, kemi siguruar fonde nga Banka Botërore. Konsideroj se gjatë javëve të ardhshme do të dalim me thirrje të re për start-up kompani. Deri në fund të vitit kemi në dispozicion rreth 3,5 milion euro”, informon drejtori.

Me ribalancin e Buxhetit do të mbështeten kompanitë që ishin të suksesshme më thirrjen e parë, por për shkak të harxhimit të fondeve, interesi i madh dhe projektet cilësore, nuk arritën të nënshkruajnë marrëveshje.