Thursday, 18 October 2018 | Lajme: 32

Në Kërçovë hapet pika për karikimin e makinave elektrike

Në Kërçovë këto ditë është vendosur pika e parë për karikimin e makinave elektrike, donacion i EVN-së, me mundësi për karikimin e dy automjeteve në të njëjtën kohë.

“Për momentin në Kërçovë ka shumë mopedë, karroca për invalidë dhe disa automobila të cilët lëvizin me mbushje elektrike, por siç kalon koha do të shihet dobia dhe kursimi nga automobilat e tillë dhe numri i tyre natyrisht se do të rritet. Nëse në të ardhmen instalohen edhe pika të reja për karikimin e automjeteve, është e rekomandueshme që ato të vendosen edhe në lokacione të tjera në periferi të qytetit, që shfrytëzuesit e tyre të mos shpenzojnë kohë në mënyrë shtesë”, thotë Emin Nasufi, i obliguar për marrëdhënie me opinionin në komunën e Kërçovës.

Sipas tij, prania e automjeteve elektrike në qytet është një lajm i mirë, sepse ndotja e ajrit do të jetë më e vogël, ndërsa kjo do të ndihmojë të ketë ajër më të pastër, edhe pse ndotësi më i madh vjen nga ngrohja e shtëpive.

Kërçova veçanërisht në periudhën e dimrit bie në qytetet më të ndotura në vend, përkujton Nasufi.