Thursday, 13 December 2018 | Lajme: 22

Lorik Cana i vendosi një kusht Monikës para se të martoheshin

Edhe përse kishte deklaruar se do të merrte një nuse shqiptare, zemra e ish-futbollistit shqiptar zgjodhi një vajzë nga Italia.

Bëhet fjalë për Lorik Canën dhe Monikën, të cilët kanë shtatë vite të dashuruar me njëri-tjetrin.

I ftuar në emisionin “Rudina”, Loriku zbuloi se Monika është “shqiptarizuar” dhe po përpiqet të mësojë shqip, por kur shkojnë në Kosovë e ka shumë të vështirë të komunikojë. Dhe ky ka qënë kushti i Lorikut për partneren e tij, që ajo dhe fëmijët e tyre, të mësonin traditat shqiptare dhe gjuhën shqipe. Dhe Bojken, tre vjeç, duket se është familjarizuar me gjuhën shqipe, pasi i ati i flet vetëm shqip.

“Ishte kusht paramartesor që djali absolutisht nuk duhet ta thyjë zinxhirin e traditës, të gjuhës sepse ne që kemi qenë në emigracion, gjenerata e parë e mban, por gjenerata e dytë thuajse e ka humbur gjuhën. Kur martohesh, martohesh për dashuri dhe për partnerin e duhur, por ka vështirësitë e veta sidomos nga pikëpamja e gjuhës, por kjo nuk duhet të jetë një argument për mos me bërë më të mirën” –tha Lorik Cana.

4 vite më parë, Lorik Cana dhe Monika kurorëzuan në martesë dashurinë e tyre në dy dasma që u mbajtën në Romë dhe Prishtinë.

“Në Itali, ishte një dasmë e vogël, shumë intime me 50 vete. Ndërkohë që në Prishtinë, ftuam 500 persona dhe erdhën 650 dhe shumicën nuk e njihja fare. Te dasma në Prishtinë, nga ana e Monikës, ishin vetëm prindërit e saj, e pjesa tjetër të ftuarit e mi” – tha Lorik Cana.

234673_1539336400-9400737