Thursday, 13 December 2018 | Lajme: 22

Mot i ngrohtë me diell, tremperatura deri në 27 gradë

Moti do të jetë me diell me vranësira të vogla mesatare dhe me erë të dobët mesatare verilindore.

Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej një deri në shtatë gradë, ndërsa ajo e ditës prej 17 deri në 27 gradë Celsius.

Në Shkup dhe rrethinë moti do të jetë i ngjashëm me temperaturë të mëngjesit deri në gjashtë gradë, ndërsa ajo e ditës deri në 25 gradë Celsius.

Të mërkurën pritet ulje graduale e temperaturave të ajrit.