Thursday, 18 October 2018 | Lajme: 2

Padi penale për keqpërdorim të pozitës zyrtare të ish-drejtorit të Agjencisë së kadastrit

Sektori për shkatërrim të krimit të organizuar dhe serioz, në Prokurorinë themelore  publike për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit – Shkup, parashtroi padi penale kundër shkupjanit S.T.(44) për shkak të dyshimit të ekzistuar për vepër të kryer penale “keqpërdorim të pozitës dhe autorizimit zyrtar”.

Siç është cekur në kumtesën e MPB-së, i paraqituri S.T., në cilësinë e drejtorit të Agjencisë për kadastër të patundshmërive të RM-së, në kundërshtim me nenin 48 të Ligjit për nëpunës adminsitrativ, ka sjellë vendim për avancimin e 128 nëpunësve administrativë pa miratimin e procedurës adekuate ligjore.

Ai, siç qëndron në kumtesë, pa parashtruar kërkesë për fillim të procedurës për avancim të nëpunësit administrativ në njësinë organizative, kompetente për menaxhim me resurset njerëzore në Agjenci, pa njoftim të marrë për mjete të siguruata financiare nga Minsitria e Financave, pa konkurs të publikuar intern në ueb faqen e Agjencisë, si dhe pa ekzistim të paraqitjeve për avancim me dëshmi të bashkangjitura për avancim, pa Komision për selektim për avancim, pa procesverbal për selektim administrativ, pa procesverbal për intervista të kryera me kandidatë më mirë të ranguar dhe pa vendime për zgjedhje të kryer, e as ndërkaq pa publikim të të njejtave në ueb faqen e Agjencisë, në kundërshtim me nenet 49, 50, 51 dhe 52 të Ligjit për nëpunës administrativë, më 29.07.2016 ka sjellë 128 Vendime për sistemim dhe përcaktim të rrogës së nëpunësit shtetëror. Në atë mënyrë, në periudhën në vijim u ka mundësuar të përfitohen me dobi të kundërligjshme pronësore prej 7.343.131 denarëve në dëm të Buxhetit të RM-së.

“I paraqituri S.T., gjithashtu, ka vepruar në kundërshtim të nenit 5 të Ligjit për të punësuarit në sektorin publik. Ai, pa kryer procedurë transparente për avancim të nëpun[ësve administrativë dhe pa e respektuar parimin e kushteve të barabarta dhe qasjes së barabartë drejt vendit të punës, ka sjellë vendim me të cilin është bërë avancim i të punësuarve në Agjenci në vende më të larta të punës, me çka janë rritur edhe të ardhurat personale të nëpunësve të avancuar në këtë mënyrë”, ceket në kumtesë.