Thursday, 13 December 2018 | Lajme: 6

Këta janë prindërit e Taynas, ajo i prezanton për herë të parë

Tayna ka prezantuar prindërit e saj.

Senzacioni i këtij viti në muzikë tashmë është edhe një nga artistet që po tërheqë vëmendjen më të madhe edhe sa i përket jetës private.

E sa herë Tayna zbulon detaje nga jeta e saj, fansat janë kuriozë të marrin vesh sa më shpejtë e të kuptojnë sa më shumë, sidomos pasi ajo është e re në skenën muzikore dhe nuk ka bërë shumë intervista për të ditur shumë për të.

Reperja tani ka prezantuar për herë të parë edhe prindërit e saj, shkruan Gazeta Express.

Tayna ka publikuar një fotografi të prindërve ndërsa ka shkruar: “Darkë me mamin dhe babin”.

Duket se ajo ka gjetur pak kohë nga agjenda e ngjeshur për të kaluar kohë me më të dashurit e saj.

taynaa_1539246677-8002556

Përndryshe, kënga më e fundit nga Tayna është ajo me titullin ‘Doruntina’, që është pritur shumë mirë nga fansat, si çdo këngë tjetër që ajo ka publikuar deri më tani.