Thursday, 18 October 2018 | Lajme: 2

Urim nga kryetari i Kuvendit me rastin e 11 Tetorit

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Talat Xhaferi në emrin e tij personal dhe në emër të deputetëve në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë dërgoi urim me rastin e 11 Tetorit, Ditën e kryengritjes popullore, simbolin e luftës për liri.

“Kjo është ditë e rëndësishme në historinë e Republikës së Maqedonisë, simbol i vendosmërisë dhe vetëdijes së popullit i cili në mënyrë të guximshme dhe me vetëbesim qëndroi në mbrojtje të lirisë a kundër të keqes më të madhe në historinë njerëzore, qëndroi në mbrojtje të së mirës kundër të keqes, në mbrojtje të dinjitetit përkundër përuljes. Në këtë ditë, megjithatë edhe çdo ditë tjetër, e nderojmë sakrificën dhe luftën, qëndrueshmërinë dhe vizionin e tyre”, shkruan Xhaferi në urim.

Sot, siç thekson kryetari i Kuvendit,  jetojmë në vend të lirë, të pavarur, demokratik, të respektuar, vend i cili ndërton guximshëm marrëdhënie të mira fqinjësore, është partner strategjik serioz për ndërtimin e paqes dhe e ec rrugën e vet kah përmbushja e përcaktimeve strategjike moti të përcaktuara, anëtarësimi i plotfuqishëm në BE dhe NATO.

“Duke e ecur këtë rrugë, hasim në sfida të cilat përpiqemi t’i tejkalojmë me mirëkuptim të ndërsjellë dhe kultivim të dallimeve ndërmjet të gjithë qytetarët, me qëllim që ky vend i yni të jetë shtëpi e përbashkët e të gjithë qytetarëve të cilët ardhmërinë e vet e shohin në një Republikë të Maqedonisë demokratike, të fuqishme, moderne dhe evropiane”, shkruan Xhaferi në urim me rastin e 11 Tetorit.