Wednesday, 19 December 2018 | Lajme: 0

Maqedonia e feston Ditën e kryengritjes antifashiste

Shtatëdhjetë e shtatë vite nga fillimi i kryengritjes antifashiste dhe Luftës Nacional-Çlirimtare sot në Republikën e Maqedonisë do të shënohen me disa manifestime të organizuara nga Qeveria, Kuvendi, Lidhja e luftëtarëve dhe komunat Prilep dhe Kumanovë.

Me rastin e festës shtetërore 11 Tetorit – Ditës së kryengritjes popullore, delegacione të Qeverisë dhe Kuvendit do të vendosin lule në Shkup, Prilep dhe Kumanovë.

Kryeministri Zoran Zaev sot do ta kryesojë delegacionin qeveritar i cili do të shprehë nderime dhe do të vendosë lule në Përmendoren në Kumanovë. Lule do të vendosin edhe deputetët Lidia Tasevska, Mirosllav Jovanoviq dhe Ivan Stoillkoviq.

Delegacioni i Qeverisë i kryesuar nga zëvendëskryeministri i angazhuar për Çështje Ekonomike dhe koordinim me resorët ekonomikë, Koço Angjushev dhe delegacioni i Kuvendit, i përbërë nga deputetët Keti Smilevska dhe Dimitar Stevananxhia sot në Prilep do të shprehin nderime dhe do të vendosin lule në Përmednoren e Metodija Andonov – Çentos, në Përmendoren e Kuzman Josifoskit – Pitu.

Siç kumtoi shërbimi qeveritar për shtyp, delegacioni i kryesuar nga zëvendëskryeministrja dhe ministre e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska do të shrpehë nderime dhe do të vendosë lule në Përmendoren e çlirimtarëve në Shkup në oborrin e Qeevrisë së Republikës së Maqedonisë. Në kuadër të shënimit ceremonial do të flasin përfaqësues të luftëtarëve të LNÇ-së dhe ministrja Shekerinska, ndërkaq lule do të vendosin edhe deputetet Snezhana Kaleska-Vançeva dhe Nevenka Stamenkovska.

Kryeministri Zoran Zaev, mbrëmë në suaza të festimit të përbashkët të festës shtetërore në qytetet Prilep dhe Kumanovë foli në manifestimin që u mbajt në Prilep.

Kraha kryeministrit Zaev, fjalime patën edhe kryetari i Komunës së Prilepit, Ilija Jovanovski dhe kryetari i Komunës së Kumanovës, Maksim Dimitrievski.

11 Октомври

Tradicionalisht me rastin e festës, në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë sot do të ndahet çmimi shtetëror “11 Tetori”.

Fitues të sivjetmë të çmimit janë prof.dr. Dragi Mihajllovski, përkthyes dhe shkrimtar, Risto Llazarov, shkrimtar dhe gazetar, Petre Arsovski, aktor dhe prof.dr. Aleksandar Stavridis, kirurg – urolog.

Mihajllovski, Llazarov dhe Arsovski, çmimin e marrin për vepër jetësore në fushën e kulturës dhe artit, ndërsa Stavridis për vepër jetësore në fushën e shëndetësisë.

Победа над фашизмот борци НОБ НОВ

Më 11 Tetor të vitit 1941 luftëtarët nga Aradhat e para partizane të Prilepit e sulmuan patrullën policore bullgare dhe rrjetin telefoniko-telegrafik në Prilep, gjë që e shënoi fillimin e kryengritjes së organizuar të popullit të Maqedonisë kundër okupatorit bullgar, italian dhe gjerman për çlirimin final të vendit. Ditën tjetër, më 12 tetor, doli edhe Aradha partizane e Kumanovës.

11 Tetori është vazhdimi i traditave çlirimtare të popullit liridashës të Maqedonisë, por edhe të përpjekjeve për çlirimin social dhe kombëtar të bëra në Luftërat ballkanike dhe në Luftën e Parë Botërore.

Me vendimin për hyrje në koalicionin antifashist Maqedonia qëndroi në anën e njerëzimit progresiv dhe kundër fashizmit si ideologjia me e errët e historisë bashkëkohore dhe mohimi më i fuqishëm i vlerave të përgjithshme civilizuese dhe demokratike.

Populli i Maqedonisë në mënyrë të pavarur luftoi për lirinë e tij. Nga aradhat e para partizane që e filluan luftën, Ushtria Popullore Çlirimtare e Maqedonisë në fund të luftës katërvjeçare u shndërrua në një armatë me 110 mijë vetë dhe me një organizim të mirë me formacione ushtarake të rangut të lartë.

Gjatë okupimit nga Maqedonia janë internuar 58.000 persona, ndërsa krahas krimeve që okupatorët i kanë kryer mbi popullatën e pafajshme civile, vendi pësoi edhe dëme të mëdha ekonomike.

Kurorë e kësaj lufte janë vendimet e Asamblesë së parë të KAÇKM-së në vitin 1944, me të cilat janë përjetësuar idealet shumëshekullore për themelimin e shtetit të Maqedonisë.

Duke e kaluar rrugën e zhvillimit dhe rritjes së vet prej disa dekadash si pjesë e RSFJ-së, e më pas edhe si shtet i pavarur, duke e tejkaluar konfliktin e vitit 2001, Maqedonia, sot është anëtare e barabartë e Kombeve të Bashkuara, dhe është në rrugën drejt integrimeve euroatlantike.