Thursday, 18 October 2018 | Lajme: 2

Zaev do ta elaborojë Propozimin për inkuadrim drejt ndryshimeve kushtetuese të Komisionit kuvendor

 Në seancën e sotme të Komisionit për çështje kushtetuese, Propozimin për inkuadrim drejt ndryshimeve të Kushtetutës që erdhi nga Qeveria do ta elaborojë kryeministri Zoran Zaev. Nëse deputetët e VMRO-DPMNE-së opozitare do të marrin pjesë në Komision dhe kush do të mbajë fjalim do të dihet pas koordinimit të grupit të deputetëve.

Deputetët e VMRO-DPMNE-së, paradite nuk morën pjesë në seancën e Komisionit për bujqësi, pylltari dhe ekonomi të ujërave, ndërsa në hapjen e Dhomës së grave, që e bëri kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, nuk ka pasur asnjë prej deputeteve të tyre të cilët janë ndër më aktivët në Klubin e deputetëve.

Seanca e parë e Kuvendit të Komisionit për çështje kushtetuese e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë do të fillojë sot në mesditë, përderisa seanca plenare është caktuar për të hënën.

Sipas nenit 196 nga Rregullorja për punën e Kuvendit, procedura e ndryshimit të Kushtetutës në Komisionin për çështje kushtetuese mund të zgjasë së paku dhjetë ditë pune. Një anëtar i Komisionit për çështje kushtetuese dhe deputet gjatë ndryshimeve mund të flasë shumë herë në kohëzgjatje prej gjithsej 20 minutave, ndërsa koordinatori i grupit parlamentar gjithsej 30 minuta. Përfaqësuesi i propozuesit të ndryshimeve mund të flasë disa herë, por jo më shumë se 30 minuta gjithsej.

Kryetar i Komisionit për çështje kushtetuese është kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi, zëvendësi i tij është Xhevat Ademi, ndërsa anëtarë janë Betian Kitev, Enes Ibrahim, Sonja Mirakovska, Samka Ibraimovski, Liljana Popovska, Aneta Simeska -Dimoska, Tatijana Lalçeska, Syrija Rushidi, Nikolla Gruevski, Trajko Veljanovski, Dimitar Stevanangjija, Nada Cipusheva, Dafina Stojanovska, Ivan Stoilkoviq, Stojan Millanov dhe Fadil Zendeli. Të gjithë këta anëtarë në Komision kanë edhe zëvendësit e tyre. Nuk dihet së në ndryshimet do të marrin pjesë edhe deputetët e VMRO-DPMNE-së opozitare, në mesin e të cilave është edhe ish-kryeministri Gruevski dhe ish-njeriu i parë i Kuvendit Veljanovski.

Procedura për ndryshim të Kushtetutës do të shkonte në tre faza. Në fazën e parë, Kuvendi, me shumicë prej dy të tretave duhet të sjellë vendim për aderim drejt ndryshimit të Kushtetutës. Në fazën e dytë duhet të përcaktohen draft-amendamentet dhe për këtë nevojitet shumicë e thjeshtë ose 61 vota. Faza e tretë dhe e fundit është miratimi i amendamenteve për çka nevojitet shumicë prej dy të tretave ose mbështetje prej më së paku 80 deputetëve.

Faza e parë që filloi dje me dorëzimin e Propozimit për ndryshime kushtetuese nga Qeveria deri te Kuvendi mund të zgjasë së paku 20 ditë pune, gjegjësisht 10 ditë për debat në Komisionin Parlamentar dhe edhe 10 ditë në seancën plenare të Kuvendit.

Procedura vazhdon në seancë plenare në Kuvend, në të cilën me shumicë prej dy të tretave duhet të sillet vendim për fillimin e  ndryshimit të Kushtetutës, pas çka kalohet në fazën e dytë, gjegjësisht përgatitja dhe përcaktimi i draft-amendamenteve.  Rregullorja parlamentare parasheh që nga momenti i parashtrimit të draft-amendamenteve në Kuvend deri në mbajtjen e seancës plenare për miratimin e tyre duhet të kalojnë së paku 30 ditë.

Kërkimi për secilin draft-amendament në veçanti mund të zgjasë më së shumti tre ditë dhe në Komision edhe në seancën plenare, por mund të përfundojë edhe më shpejt se afatet maksimale.

Kuvendi me së paku 61 vota duhet t’i përcaktojë draft-amendamentet, pas çka ata shkojnë në debat publik, kohëzgjatjen e të cilave e përcakton Parlamenti.

Pas kësaj faze të ndërmjetme, Qeveria duhet t’i përgatisë propozim-amendamentet dhe t’i dorëzojë deri te Kuvendi. Nga momenti i dorëzimit të propozim-amendamenteve në Kuvend deri te mbajtja e seancës plenare për miratimin e tyre duhet të kalojnë së paku 30 ditë.

Propozim-amendamentet duhet të shqyrtohen nga Komisioni ligjvënës -juridik dhe Komisioni për çështje kushtetuese dhe në fund edhe në seancë plenare.

Vendimi final për miratimin e amendamenteve sillet me shumicën prej dy të tretave ose së paku 80 vota. Për amendamentin e Preambulës të Kushtetutës përveç shumicës prej dy të tretave, nevojitet edhe shumica e Badenterit.