Thursday, 18 October 2018 | Lajme: 2

Një këmbësore është goditur nga një çiklist

Një këmbësore është lënduar pasi dje atë e ka goditur një biçikletë në rrugën “Revolucioni Popullor” në Kumanovë.

Siç informon MPB-ja, dje në orën 19:15 ishte denoncuar se një biçikletë e drejtuar nga M.K. (18) nga fshati i Kumanovës Bilanoc, ka goditur  këmbësoren J.B. (68) nga Kumanova në rrugën “Revolucioni Popullor” (Narodna Revolucija). Nga goditja J.B. ka marr lëndime trupore dhe ishte dërguar në Qendrën Urgjente në Kumanovë.

Ekspertizë në vendin e ngjarjes ka kryer grupi hetimor nga SPB Kumanovë. Po punohet në zbardhjen e  plotë të rastit.