Thursday, 18 October 2018 | Lajme: 2

Përfundoi festivali i parë i ndriçimit “Skopje Light Art District”

Disa mijëra vizitorë në tri ditët e fundit kanë pasur mundësinë që të shijojnë ekspozitat e artit të ndriçimit, performanca dhe instalime të 23 artistëve të ndriçimit nga vendi dhe të huaj në festivalin e parë të ndriçimit “Skopje Light Art District”, i cili përfundoi mbrëmë në Shkup.

Nga Salla Universale e cila ishte organizatore e Festivalit, informojnë se  hapja e festivalit u ndoq nga hartimi tre-dimensional i Milço Uzunov dhe Zlatko Slavenski, i projektuar në fasadën e ndërtesës Ibni Pajko dhe të interesuarit, duke ndjekur “rrugën”, mund të shikonin veprat e ekspozuara.

OMGJ lakrat e ndriçuara, automjete të cilat imitojnë efektin e kopshtit të qelqtë, shpirtrat e mirë, siluetat dhe ekspozita të tjera, me kreativitetin e tyre dhe me shumëllojshmërinë arritën që të tërheqin vëmendjen e shkupjanëve, por edhe t’i japin pak më tepër dritë dhe ngjyrë përditshmërisë sonë, theksuan nga Salla Universale.