Thursday, 13 December 2018 | Lajme: 22

Hapet Panairi i Mobilieve, rreth 70 ekspozues dhe mbi 150 brende

Prej sot e deri të dielën në kompleksin e VIP arenës “Boris Trajkovski” po mbahet Panairi i 44-t i Mobilieve ku qytetarët do të mund të shohin trendet më të reja në prodhimin e mobilieve.

Do të prezantohen rreth 70 ekspozues nga Maqedonia, Serbia, Kosova, Italia dhe Bullgaria me më shumë se 150 brende.

Panairi i sivjetmë, i cili për herë të parë po mbahet në hapësirën afër arenës “Boris Trajkovski,  shtrihet në hapësirë prej 6.000 metër katrorë, ndërsa ekspozuesit janë vendosur në VIP arenën dhe në dy objekte montimi efikas-energjetik multifunksional.

“Ka shumë ofertë interesante dhe ekspozuesit janë munduar t’i prezantojnë eksponantet e tyre në një dritë më të mirë. Është interesant koncepti i lëvizjes, gjegjësisht nga një anë hyhet, ndërsa nga ana tjetër dilet edhe sipas parimit të sistemit të IKEA-s vizitohen të gjitha tendet  pa u lëshuar asnjë ekspozues”, deklaroi sanja Kondarko nga Grupacioni i Panairit të Shkupit.

саем за мебел

Panairi do të jetë i hapur nga ora 10:00 deri në orën 20:00, ndërsa çmimi është 100 denarë, ndërsa për vizita të organizuara grupore të nxënësve do të kushtojë 50 denarë. Për herë të parë sivjet, do të mund të merret biletë edhe përmes “MK tikets”.

Për qasje më të lehtë deri në panair, NTP Shkup do të vendos dy linja të jashtëzakonshme të autobusëve me numrat 100 dhe 200 deri tek VIP arena “Boris Trajkovski”. Autobusët me numër 100 do të qarkullojnë në relacionin nga Novo Lisiçe deri tek QS “Boris Trajkovski” dhe anasjelltas, ndërsa autobusi me numër 200 do të qarkullojë nga Deksion drejt QS “Boris Trajkovski” dhe anasjelltas.