Thursday, 18 October 2018 | Lajme: 2

Diabeti i tipit 2 mund të shërohet nëse tetë javë hani kaq kalori

Ky do të mund të jetë depërtim i konsiderueshëm në mjekësi, sepse një numër i madh njerëzish vuan nga kjo sëmundje.

Diabeti i tipit 2 shfaqet kur niveli i glukozës në gjak është shumë i lartë për shkak që trupi nuk arrin që me kohë ta shndërrojë në energji,

Me avancimin e sëmundjes, të sëmurët janë të detyruar të hyjnë në regjim ushqimi, ushtrime dhe në marrjen e barnave të caktuara. Sëmundja mund të shkurtojë jetëgjatësinë edhe deri në 10 vjet.

Hulumtimet e reja të mjekëve tregojnë që gjithë atë që të sëmurët duhet ta bëjnë është që të “hidhen” në ushqim me kalori të ulët dhe t’i përmbahen regjimit të veçantë të ushqimit tetë javë.

Konsumimi vetëm i 600 kalorive në ditë do të mund të shpëtojë miliona njerëz nga kjo sëmundje.

Futja e madhe e kalorive çon në shtimin e yndyrës në mëlçi, e cila atëherë prodhon shumë më tepër glukozë. Yndyra e tepërt kështu arrin deri te pankreasi, i cili prodhon më pak insulinë dhe atëherë çon në shfaqjen e diabetit.

Humbja e vetëm një grami yndyre nga pankreasi përmirëson prodhimin e insulinës dhe pengon diabetin e tipit 2. Metoda e këtillë jep rezultate nëse zbatohet në dhjetë vjetët e parë nga shfaqja e simptomave të para.

Ky ushqim mundëson humbjen e 15 kilogramëve mesatarisht. Rezultatet janë të dukshme pas vetëm një jave.

Edhe pse diabeti i tipit 2 konsiderohet i parrezikshëm, ai mund të bëhet vrasës i fshehtë, i cili mund të çojë në ndalimin e punës së zemrës, verbërimin, sëmundjen e veshkave dhe amputimin e këmbëve.