Thursday, 18 October 2018 | Lajme: 2

Shumë fshatra dhe lagje të Shkupit nesër pa energji elektrike

Një pjesë e shfrytëzuesve të fshatrave Banjani, Çuper dhe Sandevë nesër nga ora 8:00 deri në orën 15:00 do të mbesin pa energji elektrike.

Në periudhën nga ora 8:40 deri në orën 14:00 nesër pa energji elektrike do të jenë shfrytëzuesit e rrugëve “Zheniçka, “Koce Metalec”, “Gemixhiska”, “Filip Filipoviq”, “Tashko Karaxha”, “Bapçor”, “Lazar Pop Trajkov”, “Kiro Gligorov”, “Gabrezh” dhe SHM “Pançe Arsovski” në komunën e Gazi Babës.

Pa energji elektrike nga ora 10:15 deri në orën 13:15 minuta, pa energji elektrike do të jenë shfrytëzuesit e vilave rreth fshatit Kuçkovë, komuna e Gjorçe Petrovit, ndërsa nga ora 9:00 deri në orën 15:00 një pjesë e shfrytëzuesve nga rruga “Rajko Zhinzifov” në komunën Qendër.

Nga ora 8:50 deri në orën 16:00 pa energji elektrike do të mbesin shfrytëzuesit nga fshatrat Zhivinje dhe Katlanovska Sushica, komuna e Petrovecit.

Siç informon Qendra rajonale për menaxhim me kriza të Qytetit të Shkupit, ndërprerjet janë për shkak të ndërhyrjeve teknike në rrjetin e shpërndarjes.