Thursday, 13 December 2018 | Lajme: 22

Gjashtë persona janë lënduar më lehtë në nëntë aksidente në Shkup

Gjashtë persona janë lënduar më lehtë në nëntë aksidente gjatë 24 orëve të kaluara në Shkup. Prej tyre, në tre ka pasur persona të lënduar, ndërsa në tre është shkaktuar dëm material.

Nga SPB informojnë se gjatë ditës së djeshme policia e trafikut ka zbuluar dhe sanksionuar një numër më të madh të kundërvajtjeve. Dyzet e një shoferë kanë lëvizur me shpejtësi më të madhe se sa e lejuara, gjashtë shoferë kanë kaluar në udhëkryq në dritë të kuqe, një shofer nuk ka dhënë përparësi të kalimit të këmbësorëve në vendin e shënuar për këmbësorë, si dhe shtatë shoferë  me motorë dhe motoçikleta nuk kanë përdorë kasketa mbrojtëse.

Janë sanksionuar edhe 11 këmbësorë të cilët kanë kaluar rrugën jashtë kalimit për këmbësorë dhe tetë këmbësorë të cilët kanë kaluar rrugën në dritë të kuqe.

Nga trafiku, gjithsej janë shkyçur 22 shoferë, prej të cilëve katër të cilët kanë drejtuar automjetin nën ndikim të alkoolit, 15 kanë qenë pa patentë shoferi dhe dy shoferë fillestarë, si dhe 16 automjete të paregjistruara dhe një makinë për mbingarkesë.

Janë hasur 104 automjete të parkuara në mënyrë të parregullt.

Me ndihmën e automjetit special “karrotrec”, janë larguar 81 automjete