Thursday, 13 December 2018 | Lajme: 22

Grabar-Kitaroviq: Ta mbështesim rrugën evropiane të Kosovës dhe Serbisë

 Kosova dhe Serbia duhet të jenë të mbështeten në rrugën e tyre drejt Bashkimit Evropian, deklaroi presidentja kroate Kolinda Grabar-Kitaroviq.

“Kroacia nuk do të përzihet në bisedimet midis Prishtinës dhe Beogradit, por do t’i ndjekë dhe inkurajojë”, theksoi Grabar-Kitaroviq pas takimit me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg.

Sipas Grabar-Kitaroviq të gjithë, ndërsa veçanërisht anëtaret e BE-së, duhet “t’i mbajnë Kosovën dhe Serbinë në rrugën e negociatave”.

Duke u përqendruar në rolin e NATO-s në Kosovë, presidentja kroate theksoi se Zagrebi zotohet për vazhdimin e misionit të KFOR-it deri në konsolidimin e sigurisë së plotë.

“Kontigjenti kroat i KFOR-it do të mbetet aq sa do të ketë nevojë”, potencon Grabar-Kitaroviq.