Wednesday, 19 December 2018 | Lajme: 0

Real Madridi prin me më se shumti nominime për Topin e Artë

Real Madrid e dominon listën prej 30 lojtarëve më të mirë për Topin e Artë me Gareth Bale, Karim Benzema, Thibaut Courtois, Isco Alarcon, Marcelo, Luka Modric, Sergio Ramos, dhe Raphael Varane, që të gjithë të nominuar.

Fitorja në Ligën e Kampionëve për herë të tretë sezonin që lam pas dhe pasi që lojtarët e tyre ia dolën të jenë finalistë të kupës në Rusi e ku skuadrat spanjolle u përfaqësuan shumë mirë.

Barcelona, në anën tjetër ka vetëm tre kandidatë, Lionel Messi, Luis Suarez dhe Ivan Rakitic.

real-1_1539027789-5906836

Një numër shumë më i vogël sesa sezonet e mëparshme.

Pavarësisht se ata fituan La Ligan dhe Copa del Rey, katalunasit nuk patën një paraqitje të mirë në Europë dhe papritur u eliminuan në çerekfinale kundër Romës.

Në anën tjetër, Atletico Madrid ka tre nga lojtarët e tyre të nominuar.

Antoine Griezmann është njëri prej favoritëve për ta marrë çmimin për shkak të triumfit në Europa Ligë, Super Kupë të UEFA’së, dhe, mbi të gjitha, Botërorin në Rusi ku ai ishte njëri prej lojtarëve më të mirqë.

Dy lojtarët e tjerë të Atleticos janë edhe Diego Godin dhe Jan Oblak

14 lojtarë janë nga La Liga në listën e ngushtë më 30 lojtarë, që është pothuajse gjysma e listës.

Pas spanjës është Premier Liga që ka më se shumti përfaqësues në këtë listë. Prin Liverpool me: Alisson Becker, Sadio Mane, Roberto Firmino dhe Mohamed Salah. Pas Liverpool është Tottenham që ka në listë, portierin Hugo Lloris dhe sulmuesin Harry Kane.

Po aq sa Spurs ka edhe Chelsea me Eden Hazard dhe N’Golo Kante,  ndërkaq Manchester United dhe City përfaqësohen me Paul Pogba përkatësisht Kevin de Bryne.

Pas këtyre dy ligave vjen ajo e Francës me treshen e PSG, Cavani, Neymar, Mbappe që janë nominuar që të gjithë dhe krej në fund Serie A që përfaqësohet në këtë listë me Cristiano Ronaldon dhe Mario Mandzukic, që të dy lojtarë të Juventusit.