Wednesday, 19 December 2018 | Lajme: 0

Një haker italian është nën hetim për shkak të sulmeve ndaj faqeve të NASA, policisë, RAI

Autoritetet italiane njoftuan se një 25-vjeçar i cili mbetet anonim është nën hetim për shkak se ka hakuar tetë ueb faqe të NASA-s në vitin 2013.

I dyshuari për të cilin besohet se është pjesëtar i grupit të hakerëve të Italisë “Master Italian Hackers Team”, është mburrur për sulmet e tij në rrjetet sociale.

Përveç atyre ueb faqeve ai ka hakuar edhe 60 ueb faqe zyrtare italiane në mesin e të cilëve edhe faqen e RAI-it, Policisë Kriminale dhe autoriteteve lokale në Toskana. I dyshuari është nga qyteti Salo në veri të Italisë dhe ka pranuar se i ka hakuar ueb faqet.