Thursday, 13 December 2018 | Lajme: 22

Një djalë është rrahur me shufër në kokë për shkak të marrëdhënieve të përkeqësuara ndërfqinjësore

 Një djalë 22-vjeçar është lënduar rëndë pasi që tre persona e kanë hasur në rrugën “Bërsjaçka Buna” në Shkup, ndërsa njëri prej tyre me shufër hekuri e ka goditur në anën e pasme të kokës.

Shkak për sulmin, siç kumtoi MPB, kanë qenë marrëdhëniet e përkeqësuara ndërfqinjësore. Ngjarja ka ndodhur dje rreth mesditës përderisa F.A.(22) nga Shkupi ka lëvizur në këmbë, është hasur nga J.B. (20), E.J.(23) dhe A.A.. Më pas, J.B. e ka sulmuar fizikisht F.A., duke e goditur me shufër metalike në pejsën e pjesës së pasme të kokës.

F.A. me automjet të Ndihmës së shpejtë mjekësore është dërguar në Spitalin e përgjithshëm të qytetit “8 Shtatori” ku i janë konstatuar lëndime të rënda trupore dhe është dërguar në Kompleksin e klinikave “Nëna terezë”. B.J. është arrestuar në Stacionin e policisë dhe po punohet në ndriçimin e rastit.