Thursday, 18 October 2018 | Lajme: 2

Dodik, Xhaferoviq dhe Komshiq shpallën fitore në zgjedhjet në BeH

Milorad Dodik në garën për anëtar serb në Kryesinë e Bosnje e Hercegovinës fitoi numër më të madh të votave – 55,15 për qind nga votat e qytetarëve, ndërsa Mlladen Ivaniq fitoi 41,98 për qind të votave, tregojnë rezultatet nga Komisioni qendror zgjedhor i BeH-së në bazë të votave prej 43,42 për qind të vendvotimeve.

Në garën për anëtar boshnjak të Kryesisë më së shumti vota ka fituar kandidati i Parisë për Aksion Demokratik (SDA), Shefik Xhaferoviq – 37,97 për qind nga votat, ndërsa përfaqësuesi kroat Zhelko Komshiq fitoi mbi 49 për qind të votave.

Kryetari i Komisioni qendror zgjedhor Branko Petriq deklaroi se jehona në zgjedhjet e djeshme në nivel të BeH-së ishte 53,56 për qind, ndërsa në Republikën Sërpska – mbi 57 për qind.

Pas Xhaferoviqit është kandidati i Partisë Socialdemokrate (SDP) Denis Beqiroviq me 33,40 për qind, ndërsa në vendin e tretë është kandidati i Unionit për Ardhmëri më të Mirë (SBB), Fahrudin Raqonçiq – 12,35 për qind të votave.

Kandidati i pavarur Mirsad Haxhikadiq fitoi 8,55 për qind, Senad Shepiq – 6,13 dhe Amer Jarlagiq – 1,59 përqind të votave,

Në garën për anëtar të Kryesisë pas Komshiqit është Dragan Çoviq me 38,66 për qind të votave të fituara.

Kandidatja e HDZ 1990 Dijana Zelenik fitoi 6,92 për qind të votave, kandidati i Partisë Sonë, Boris Falatas – 3,23 për qind, ndërsa Jerko Ivanoviq Lijanoviq – 1,72 për qind të votave