Thursday, 13 December 2018 | Lajme: 22

Nesër pa energji elektrike pjesë të disa komunave të Shkupit

Pa energji elektrike nesër do të jenë pjesë të disa komunave të Shkupit, informojnë nga QRMK.

Në periudhën prej orës 09:00 – 15:00 pa energji elektrike do të jenë disa pjesë të fshatit Bojanë, në Komunën e Sarajit , ndërsa nga ora 09:00 – 14:00 një pjesë e Bukoviqit në Komunën e Sarajit  dhe një pjesë e fshatit Orman në Komunën e Gjorçe Petrovit.

Ndërprerje në furnizimin me energji elektrike  prej orës 09:00 – 13:00 do të kenë konsumatorët e një pjese të rrugëve „Klenoec“, „Klepa“ dhe „Vladimir Kavaev“ në Komunën e Gjorçe Petrovit, prej  orës 08:30 – 11:00 një pjesë e rrugës  „1“ në fshatin Sonja e Eprme  në Komunën e Sopishtës, pre orës  08:30 – 14:00 nënrruga 2 nga rruga „Mite  Bogoevski“ dhe prej orës 12:30 – 15:00 konsumatorët e rrugëve  „Mite Bogoevski“,  në Komunën Aerodrom.