Thursday, 18 October 2018 | Lajme: 2

Kompania Macedonian Honey fituese evropiane në StartUp Europe Awards për 2017

Kompania Macedonian Honey është fituese evropian e në kategorinë Klima  (mdyrshime klimatike) në  StartUp Europe Awards për vitin  2017.

Arritjet e kompanisë sot do të bëhet të ditura para opinionit në konferencë për shtyp, në të cilën siç është paralajmëruar do të flasin ministri pa portofol i angazhuar për rregullativën e përmirësimit të klimës investuese për ndërmarrjet vendore, Zoran Shaputiq, drejtori i Finnova (organizatorë të StartUp Europe Awards)  Huan Manuel Revelta Perez dhe Luixhi A. DelAkuila, udhëhjeqës të Departameit për fonde evropiane të Akademisë evropiane të rajoneve.

Macedonian Honey është e formuar me ide se duhet të ketë një të ardhme më të mirë për bletën, biodiversitetin dhe natyrën.

Rezultati i punës së Macedonian Honey është parandalimi i vdekjes së bletëve, rritja e bletëve të egra në natyrë, mbrojtja e biodiversitetit dhe ulja e efektit të ndryshimeve klimatike mbi jetesën e njeriut.

Kompania Macedonian Honey  e ka formuar edhe platformën International Bee-Station,  e cila paraqet vend ku disa firma, organizata ndërkombëtare, ambasada dhe organizata të tjera, do të takohen dhe bashkërisht do të kontribuojnë për mbrojtjen e natyrës.