Wednesday, 19 December 2018 | Lajme: 0

Kupa e Maqedonisë në futboll: Shkëndija përballet me Pobedën

 Federata e futbollit të Maqedonisë (FFM) sot ka caktuar dyshet e çerekfinales së Kupës së Maqedonisë në futboll.

Akademia Pandev ka fituar kundërshtarin më të dëshiruar Korabin, derisa duelet tjera janë Sileksi- Bellasica, Makedonija Gjorçe Petrov- Rabotniçki dhe Shkëndija- Pobeda.

Duelet e para në çerekfinalen Kupës luhen më 7 nëntor, derisa ndeshjet kthyese janë më 5 dhjetor.

Dyshet e çerekfinales së Kupës së Maqedonisë:

Makedonija GjP- Rabotniçki
Shkëndija- Pobeda
Akademia Pandev- Korabi
Sileksi- Bellasica.