Thursday, 18 October 2018 | Lajme: 2

Shqipëria ka nënshkruar marrëveshje me BE për bashkëpunim kufitar

Shqipëria dhe Bashkimi Evropian nënshkruan marrëveshje për bashkëpunim mes Tiranës dhe Fronteksit, Agjencisë kufitare evropiane, për administrim të përbashkët kufitar.

Qëllimi i kësaj marrëveshje është të përmirësohen kontrollet e kufijve të jashtëm të Bashkimit Evropian në kontekst të krizës politike për shkak flukseve ilegale emigruese drejt BE-së. Me këtë marrëveshje shërbimi kufitar evropian do të mund të ndërmerr masa në kufijtë e Shqipërisë si dhe ato të fqinjëve të saj por BE-ja do të mund të intervenojë edhe në territorin shqiptarë, nën kusht Shqipëria të dakordohet.

“Sfida emigruese dhe e sigurisë nuk po ndalet në kufij tonë të jashtëm, ndërsa nuk duhet as ne të ndalemi. Evropa e cila është Evropë e cila punon së bashku me vendet partnere në fqinjësinë e saj dhe më larg”, deklaroi eurokomisari për Migrim, Dimitris Avramopulos dhe shtoi se shpreson se kjo do ta hap rrugën për bashkëpunim më të madh me tërë rajonin e Ballkanit Perëndimor.