Thursday, 13 December 2018 | Lajme: 22

Një dietë e shëndetshme për të rënë nga 1 kg çdo ditë

Dieta e mëposhtme është ajo e përdorur prej Beyonce pas lindjes së fëmijës së saj.

Duke qenë se çdo shtatzëni i lë nënat me disa kg më tepër, ajo ndoqi këtë dietë për të rënë në peshë. Rezultatet e saj janë më të dukshme pas 10 ditësh, në të cilat do të vini re një rënie në peshë vërtet të dukshme, aq sa thuhet se kjo dietë mund t’ju bëjë të bini nga 1 kg peshë çdo ditë të përdorimit të saj.

Përbërja e dietës:

8 gota me ujë të vakët,

Lëng i shtrydhur nga 6 limonë,

6 lugë të mëdha të mjaltit,

Disa kubëza të akullit,

10 gjethe të mentës

Përgatitja:

Ngrohni ujin, por nuk duhet të vlojë shumë – jo më shumë se 60 gradë.Shtoni të gjithë përbërësit dhe e lini përzierjen të qëndrojë në frigorifer për disa orë. Në fund e procedoni dhe e pini.Në secilën gotë shtoni një kubëz akull, sepse trupi shkrin energji për ta ngrohur ujin apo ushqimin e ftohtë.

Para mëngjesit pini një gotë limonadë. Mëngjesi përbëhet prej sallatës, sipas dëshirës.

Në ora 11, pini gotën e dytë të limonadës në kombinim me lajthi apo gështenja.

Për drekë, vezë të zier dhe sallatë jeshile me vaj ulliri dhe uthull molle. Në orën 16, do të duhej lëpini edhe një gotë tjetër limonadë, sallatë sipas dëshirës.
Për darkë, peshk të bardhë ose sallatë me mish pule.

Dy orë para gjumit, pini dhe një gotë limonadë. Këtë dietë ta praktikoni së paku pesë ditë dhe kujdes mos hani ëmbëlsira dhe ushqim të shpejtë në fast food.