Thursday, 13 December 2018 | Lajme: 22

Pas kthimit në shtëpi të Arbnora Dobrës, flet vëllai i saj

Pas njoftimit të Policisë së Kosovës se Arbnora Dobra është kthyer në familjen e saj e cila është raportuar si e zhdukur nga 27 shtatori, edhe vëllai i saj Driloni e ka konfirmuar se ajo është gjetur shëndosh e mirë.

Ai përmes një postimi në Facebook ka falënderuar Policinë e Kosovës, si dhe të gjithë ata që e kanë ndarë dhimbjen me familjen Dobra.

Postimi i plotë:       

Falenderimi i takon ALLAHU-T te madherishem qe motra ime Arbnore Dobra u gjinde shendosh e mire, ne familja Dobra falenderojme policine e Kosoves dhe te gjitha organet kompetente qe ne asnje minute nuk kan rreshtur se punuari ne menyre profesionale gjitheashtu falenderojme miqet , shoket dhe krejt dashamiret qe ndane kete dhimbje me ne, falenderim i vecante shkon edhe per shoket nga Maqedonia per ndihem e ofruar nga ta . Me respekt familja Dobra.