Wednesday, 19 December 2018 | Lajme: 0

Vijnë fjalët jo të mira për filmin e shumëpritur ‘Venom’

Filmi i ri nga Tom Hardy, ‘Venom’ nuk është pritur aspak mirë nga kritikët.

Kanë dalë kritikat e para për filmin më të fundit të super-heronjve dhe siç duket personazhi negativ ‘Venom’ nuk del të jetë aq i veçantë sa është pritur.

Megjithëse performanca e aktorit Tom Hardy është lavdëruar mjaft shumë, vetë karakteri nuk është shkruar aq mirë sa kritikët të mendojnë se është një film ‘mediokër’ dhe që nuk ia vlen të shikohet, përcjell Gazeta Express.

‘Venom’ është personazh i universit të Marvel, ndërsa është një personazh negativ i njohur nga historia e super-heroit ‘Spiderman’.

Për momentin, filmi është vlerësuar me vetëm 28% pëlqyeshmëri në Rotten Tomatoes ndërsa qëndron me notën 7 në IMDb.

Filmi fillon të shfaqet nga sot në kinematë botërore.