Thursday, 18 October 2018 | Lajme: 2

Dita Botërore e Kafshëve – çdo ditë zhduken nga 100 lloje

Në Ditën Botërore të Kafshëve, shoqatat që kujdesen për ekzistencën e tyre paralajmërojnë për rrezikim të një numri të madh të llojeve të kafshëve dhe gjendjen e tyre të keqe në pjesë të ndryshme të botës.

Dita Botërore e Kafshëve ishte shpallur në vitin 1931 në konventën e ekologjistëve në Firence, me qëllim që të potencohet pozita e palakmueshme e llojeve të rrezikuara. U vendos që kjo ditë tradicionalisht të shënohet më 4 tetor, kur Kisha katolike e feston Shën Francisko Asishkin – mbrojtësin e kafshëve.

Qëllimi i Ditës Botërore të Kafshëve është të përmirësohet marrëdhënia ndaj llojeve të kafshëve në mbarë botën, duke siguruar mbështetje nga individët, grupet dhe organizatat që kujdesen për kafshët.

Në Tokë ka mbi 40.000 lloje të rrezikuara të kafshëve.

Sipas Komitetit të KB-së për mbrojtjen e kafshëve dhe natyrës, 100 lloje të kafshëve zhduken çdo ditë, ndërkaq me qëllim të realizimit të përfitimit.

Në mesin e llojeve më kritike, kur bëhet fjalë për ekzistencë, janë pandat e mëdha, tigrat, breshkat e detit, elefantët dhe rinoqerontët.

Mbrojtësit e kafshëve paralajmërojnë se edhe në shtetet më të zhvilluara në botë me legjislaturë të rregulluar ekzistojnë “përjashtime të turpshme të kafshëve të rrezikuara” dhe cekin shembuj për koridën spanjolle dhe traditën angleze të gjuetisë me qen që është e ndaluar.

Si shembuj negativë përmenden edhe fermat kineze për arinj që kultivohen për nevoja të mjekësisë, gjahu johuman për shkak të eksportit të breshkave të detit në Indonezi dhe Japoni dhe një sërë rrezikimesh të tjera për ekzistencë të kafshëve. Posaçërisht tregohet për rrezikim të tigrave të cilët pjesërisht janë shfarosur.