Thursday, 18 October 2018 | Lajme: 2

Izraeli do të vazhdojë ta sulmojë Sirinë edhe krahas arritjes së sistemit rus C-300

 Izraeli sot kumtoi se do të vazhdojë me sulme ajrore ndaj caqeve të grupeve proiraniane në territorin sirian edhe krahas asaj që Rusia Sirisë i dorëzoi sistem raketor kundër ajror C-300.

“Nuk mund të them se gëzohemi në arritjen e sistemit C-300 në Siri, por Izraeli nuk ka përzgjedhje dhe duhet t’i mbrojë interesat e vete të jetës dhe nuk mund të pranojë kurrfarë kompromise”, deklaroi ministri izraelit i Mbrojtjes, Avigdor Liberman,

Rusia vendosi ta furnizojë Sirinë me raketa C-300 pas incidentit në të cilin mbrojtja kundër ajrore siriane rrëzoi aeroplan rus me 15 oficerë në të, duke menduar se bëhet fjalë për gjuajtës izraelit.

Izraelitët raketojnë pozita të grupeve proiraniane, si Hezbollahu, të cilët veprojnë në Siri dhe të cilët kohë pas kohe lansojnë raketa ndaj Izraelit. Izraeli druan se Irani do të vazhdojë të kryejë sulme ndaj territorit izraelit nga Siria duke shfrytëzuar armë më moderne.

“Kur do të marrim informacione më të sakta për ndonjë tentim që të transferohet armë nga Irani në Siri ose nga Siria në Liban, ne do të veprojmë”, deklaroi Liberman.