Wednesday, 19 December 2018 | Lajme: 0

Arrestohen gjashtë persona dhe konfiskohen 22 kilogram marihuanë, policia shpërbën një grup shpërndarës të drogës (Video)

Gjashtë persona të arrestuar dhe konfiskim i 22 kilogram marihuane është bilanci i një operacioni që MPB e realizoi mbrëmë.

Zëdhënësi i MPB-së Toni Angellovski, në konferencë për shtyp njoftoi se marihuana është transportuar nga Shqipëria në Maqedoni.

“Në Strazhë nga ana e zyrtarëve policorë janë ndaluar dy makina dhe gjatë kontrolleve në makinën “Skoda Superb” janë gjetur dhe konfiskuar dy qese me marihuanë. Në vendin e ngjarjes janë arrestuar tre persona nga Shkupi, mes të cilëve edhe organizatori i transportit të drogës K.R (29), i cili më herët ka qenë i dënuar me 11 vite burg, ndërsa ka qenë në arrati. Të arrestuarit tjerë janë edhe R.I (23) dhe S.E (22)”, tha Angellovski.

Angellovski tha se kontrolle janë kryer edhe në Strugë dhe Ohër ku janë arrestuar personat Sh.T (36), D.O (62) dhe A.I (42).

Ai njoftoi se nga kontrollet që ka kryer MPB janë konfiskuar edhe materiale tjera si plumba, para, lëndë narkotike dhe armë.

“Pas dokumentimit të plotë të rastit do të pasojë padi penale në Prokurorinë Publike”, tha Angellovski.