Wednesday, 19 December 2018 | Lajme: 0

Messi 8 vjeç, shikoni si i shkatërron lojtarët

Sa i veçantë ishte Messi në moshë të re? Drejtuesit e Barcelonës ishin të bindur për potencialin e argjentinasit, kur e morën atë në klubin katallan, duke i ofruar atij menjëherë kontratë, pavarësisht hezitimeve të disa anëtarëve të bordit drejtues.

Barcelona kishte pranuar një rrogë vjetore prej 40,000 euro për argjentinasin dhe një shumë prej 1,000 euro në muaj për trajtimin mjekësor me hormone.

Leo në fillim e kishte të vështirë për shkak të sëmundjes, por më pas lulëzoi pranë lojtarëve si Cesc Fabregas dhe Gerard Pique në La Masia, transmeton Gazeta Express.

Pjesa tjetër është histori. Por, neve në Gazeta Express na pëlqen të kujtojmë si ishte Messi si fëmijë, me këtë video nga ditët e tija në klubin Newell’s Old Boys.

Kjo video është një shembull se sa i talentuar ishte ai me top në këmbë. Shikojeni: