Thursday, 18 October 2018 | Lajme: 2

Fut duart në vaj 200 gradë celsius dhe nuk digjet

Në Uttar Pradesh të Indisë, një kuzhinier është bërë i njohur për aftësinë e tij, të vë duart në vajin e valë.

Për 25 vite me radhë, Ram Babu ka punuar si kuzhinier, pa e përdoruar asnjëherë mashën apo ndonjë mjet që të nxjerrë ushqimin nga vaji i nxehtë.

Burri 60-vjeçar vë dhe nxjerrë me lehtësi nga vaji i nxehtë 200 gradë Celsius, ushqimin tradicional të njohur si pakora.

Këtë aftësi Ram e kishte kuptuar kur i kërkuan të ndihmojë që të nxjerrë diçka nga uji që po vlonte.

Në vend se të ndihmohet me ndonjë mjet, ai e ka nxjerrë me dorë, duke mos marrë ndonjë djegie.