Thursday, 18 October 2018 | Lajme: 2

Rritet numri i punëtorëve në industri

Numri i punëtorëve në industri në muajin gusht të vitit të kaluar shënon rritje prej 5,3 për qind, kumtoi Enti shtetëror për statistika.

Numri i punëtorëve në sektorin Xehtari dhe nxjerrje e gurëve në gusht të këptij viti, në krahasim me gushtin e vitit të kaluar shënon rritje prej 1,9 për qind, në sektorin Industria përpunuese rritje prej 5,7 për qind dhe në sektorin Furnizim me energji elektrike, gaz, avull dhe klimatizim prej 1,7 për qind.

Sipas grupeve kryesore industriale të punëtorëve në industri në gusht të vitit 2018, në krahasim me gushtin e vitit 2017, shënon rritje tek prodhimet intermediare, çpërveç energjisë për 8,3 për qind, prodhimet kapitale për 21,5 për qind, prodhime të paqendrueshme për konsum të gjerë për 0,2 për qind dhe tek energjia për 0,4 për qind, përderisa rënie shënon tek prodhimet e qëndrueshme për konsum të gjerë për 1,4 për qind.

Numri i punëtorëve në industri në periudhën janar – gusht 2018, në krahasim me periudhën janar – gusht 2017 shënon rritje prej 7,2 për qind.