Wednesday, 19 December 2018 | Lajme: 0

Publikohet traileri për filmin e ri ‘Creed II’ dhe ka ’çmendur’ fansat

Traileri për pjesën e dytë të filmit shumë të shikuar ‘Creed’ ka dalë është fantastik.

Fansat e filmave ‘Rocky’ janë gëzuar shumë kur kanë mësuar se kundërshtari i Adonis Creed në pjesën e dytë të ‘Creed’ është pikërisht i biri i kundërshtarit të Rocky-t.

Victor Drago është djali i Ivan Drago dhe në këtë film do të luftojë me Adonis, të cilin Rocky Balboa e ushtron për t’u bërë boksier sa më i mirë në dramës e shumë të shikuar të boksit, përcjell Gazeta Express.

Në trailerin e ri ka kaq shumë emocion – nervozë, lumturi, shpresë, hakmarrje, e kjo pjesë pritet të jetë një sukses edhe më i madh se filmi i parë.

Filmi “Creed II” do të fillojë të shfaqet në kinematë botërore më 21 nëntor të këtij viti.

 

88e033b35bab05ad084298d921566153_1538044099-4395511