Wednesday, 12 December 2018 | Lajme: 0

Fshatrat Brezë, Malinë dhe Tanushë nesër pa energji elektrike

Shfrytëzuesit nga fshatrat Brezë, Malinë dhe Tanushë në komunën Çuçer-Sandevë nesër nga ora 9:15 deri në orën 14:00 do të jenë pa energji elektrike.

Të hënën nga ora 9:00 deri në orën 12:00 pa energji elektrike do të jenë shfrytëzuesit nga objektet dhe kiosqet në afërsi të qendrës tregtare “Alumina” dhe objektet në afërsi të marketit “Tineks” në rrugën “Nikolla Rusinski” në komunën e Karposhit.

Në periudhën nga ora 7:45 deri në orën 15:00 pa energji elektrike do të mbesin shfrytëzuesit nga Muzeu Matkë restoranti “Kanjon Matka”, fshatrat Grumovë, Shishevë, Matka e Poshtme dhe e Epërme dhe ndërmarrjet “Adrius”, “Bis Oil” dhe “Via Komerc”, komuna e Sarajit.

Pa energji elektrike nga ora 8:00 deri në orën 17:00 do të jenë shfrytëzuesit nga fshatrat dhe vendet e banuara Lubanci, Brodec, Tanushë, Malinë, Brezë, Banjani, vila Pobozhje, Brazda, çardak, Golievo dhe Orizare e Epërme në komunën Çuçer Sandevë.

Siç informojnë nga Qendra rajonale për menaxhim me kriza të Qytetit të Shkupit, arsyeja për ndërprerjen e energjisë elektrike është kryerja e punëve të planifikuara teknike në rrjetin e shpërndarjes nga ana e ekipeve të EVN Maqedoni SHA.