Wednesday, 12 December 2018 | Lajme: 0

Gruaja e dëshpëruar: Bashkëshorti im u bë baba nga kunata

Një grua është tepër konfuze për martesën e saj. Në letrën e shkruar për eksperten E.Jean ka zbuluar se si bashkëshorti i saj ka kryer marrëdhënie seksuale me të dashurën e vëllait infertil për ta lënë shtatzënë.

“Një vajzë 20 vjeçe i kërkoi bashkëshortit tim nëse do ishte baba për të. Ajo është e dashura e vëllait 51 vjeçar të bashkëshortit tim, i cili nuk mund të bëjë fëmijë.

Unë gjithmonë kam dashur të bëhem nënë. Bashkëshorti im ka refuzuar vazhdimisht duke thënë se nuk e pëlqen përgjegjësinë e kujdesjes dhe rritjes së fëmijëve. Por tani që ka kaluar gjysmën e jetës, dëshiron që të ketë një pasardhës.

Siguristht që mua më ka filluar periudha e menopauzës dhe nuk kam më mundësi që të ndryshoj mendje. Unë i thashë se nëse do e bënte këtë gjë, do e konsideroja si tradhtinë më të madhe që një mashkull do bënte. Iu luta të mos e bënte. Ndërkohë, të dy flisnin me mesazhe duke dërguar fotografi seksi. Të dy kryen marrëdhënie seksuale dy herë, gjë që ai e pranoi hapur dhe e la vajzën shtatzënë.

Ajo lindi një djalë që tani është 7 muajsh. Është shumë i bukur. Çfarë mund të bëj? Sa herë mendoj për këtë gjë, mërzitem. A duhet të largohem? Të divorcohem? Apo thjesht ta pranoj këtë?

Përgjigja e ekspertes: Jam tërësisht e suprizuar. Ndjenjat e miajanë shumë të përziera. Fëmija është 7 muajsh. Ti nuk ke përse të largohesh. Ky rast ka dy teori të mundshme. Nëse ti e do bashkëshortin tënd, mund të gjesh një mënyrë për ta falur. Ose mund thjesht të mos jesh gruaja që hedh burrin nga dritarja. Nëse partneri jot dëshiron fëmijë, ju mund të birësoni. Ki kujdes nga vajza e re. Janë të rralla rastet kur femrat përfundojnë me meshkuj që janë dekada më të vjetër. Ajo mund të fillojë të kërkojë një të dashur të ri, kështu që ruaj bashkëshortin. Megjithëse, ai mbetet një bastard.