Wednesday, 12 December 2018 | Lajme: 0

Dita e dytë e konferencës “Dialog në nivel të lartë”

“Nxitja e dialogut politik dhe konsensusit” është temë e sesionit të sotëm me të cilin vazhdon konferenca “Dialog në nivel të lartë për pjesëmarrje politike të të rinjve dhe politika rinore me deputetët e Ballkanit Perëndimor”.

Fjalë rasti do të kenë kryetari i Kuvendit të RM-së, Talat Xhaferi, eurodeputeti Eduard Kukan dhe kryetari i Komisionit të përhershëm anketues për mbrojtje të lirive dhe të drejtave të qytetarit, Fadil Zendeli.

Bashkëkryesues të konferencës janë nënkryetari i Parlamentit Evropian dhe shef i programit të liderëve të rinj politik Fabio Masimo Kastaldo, si dhe deputetja Ivana Tufekxhiq.

Pas konferencës është paralajmëruar takim i Xhaferit me Kastaldo.