Thursday, 18 October 2018 | Lajme: 32

Konferencë “Përvojat në negociatat aderuese – si duhet dhe si nuk duhet”

Në Ministrinë e Punëve të Jashtme sot do të mbahet Konferencë me temë “Përvojat në negociatat aderuese – si duhet dhe si nuk duhet”.

Në konferencë fjalë hyrëse do të kenë Kalinka Gaber, Sekretarja Shtetërore në Sekretariatin për Çështje Evropiane dhe Genoveva Ruiz Kalavera, Drejtoreshë për Ballkanin Perëndimor në Drejtorinë e Përgjithshme për Negociata Aderuese dhe Politikë Fqinjësore.

Në takim, siç njoftoi Sekretariati për Çështje Evropiane, përvojat dhe praktikat e tyre do t’i shkëmbejnë edhe Bojan Mariçiq, negociatori kryesor teknik, Andrej Engelman, anëtar i mëparshëm i ekipit negociues i Republikës së Sllovenisë, Vladimir Ateljeviq, anëtar i ekipit negociues për Kapitujt 30 dhe 31 nga Republika e Serbisë dhe Dragana Markoviq, këshilltare e negociatorit kryesor të Malit të Zi.