Thursday, 18 October 2018 | Lajme: 32

Bekteshi për vizitë zyrtare në Shqipëri

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi sot do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Republikën e Shqipërisë.

Gjatë vizitës ministri Bekteshi do të marrë pjesë në ceremoninë e nënshkrimit të Memorandumit për Mirëkuptim mes SH.A.Resurset Energjetike të Maqedonisë (MER ) dhe kompanisë ALBGAZ në Tiranë, marrëveshje kjo e cila synon krijimin dhe avancimin e bashkëpunimeve  për zhvillimin e rrjetit të transmisionit të gazit natyror në të dyja vendet.

Ministri Bekteshi do të realizoje takime të ndara edhe me Ministrin shqiptar  të Energjetikës, Damian Gjiknuri, Ministrin e Ekonomisë dhe Financave Arben Ahmetaj , Ministrin për Diasporë ,Pandeli Majko dhe kryebashkiakun e Tiranës, Erjon Veliaj