Wednesday, 12 December 2018 | Lajme: 0

Vala e ajrit të ftohtë arktik po e kaplon Evropën

Moti i ngrohtë i shtatorit së shpejti do të marrë fund dhe tashmë javën e ardhshme Evropën do ta kaplojë vala e ajrit të ftohtë nga Arktiku kur temperaturat do të shënojnë rënie drastike.

Siç lajmëron meteo portali “Sever Uether Jurop” (Severе Weather Europe), javën e ardhshme nga veriu mbi Evropë do të vijë deri te depërtimi i fuqishëm i masës ajrore nga Arktiku e cila do të zgjerohet mbi një pjesë të madhe të Evropës.

Temperaturat e larta mbi mesataren do të përfundojnë pas dy depërtimeve të ftohta nga veriu, transmeton Indeks.hr.

Depërtimi i parë dhe më i dobët i ajrit të ftohtë arrin këtë fundjavë, ndërsa i dyti, depërtimi më intensiv duhet të ndodhë të hënën apo të martën, me ç’rast masa e ajrit shumë të ftohtë do të arrijë deri në Mesdheun jugor, e madje edhe deri në Afrikën veriore, thekson “Sever uether Jurop”.

Situata momentale meteorologjike mbi Evropë do të fillojë të ndërrojë nesër, kur ajri i ftohtë arktik do të fillojë të depërtojë mbi pjesën veriore dhe perëndimroe të kontinentit.

Ajri i ftohtë do të përhapet prapa frontit të ftohtë nga Atlantiku drejt Evropës qendrore, përderisa ajri i ngrohtë do të zhvendoset drejt veriut të skajshëm, drejt Skandinavisë dhe në verilindje.

Mbi Atlantik së shpejti do të formohet valë e re e ajrit të ftohtë, ndërsa atëherë do të krijohet një “kanal” drejt veriut i cili do të mundësojë depërtim të fuqishëm të ajrit arktik drejt Evropës kontinentale.

Mbi kontinent deri të martën do të zhvillohet valë e ajrit të ftohtë, kështu që fronti arktik do të zgjerohet përmes Evropës qendrore deri në Ballkan dhe Mesdhe, thekson “Sever uether Jurop”.

Vala arktike do të shkaktojë rënie drastike të temperaturave.