Thursday, 18 October 2018 | Lajme: 32

“Shëruesi” i Gjorçe Stavreskit – kandidat maqedonas për “Oskar”

Filmi “Shëruesi”, në regji të Gjorçe Stavreskit do të jetë kandidat kombëtar i Republikës së Maqedonisë për çmimin “Oskar për film më të mirë nga vendet jo angleze për vitin 2019, kumtoi Shoqata e Punonjësve të Filmit.

исцелител

Vendimi, i cili është pranuar dhe aprovuar nga Akademia Amerikane për Fotografi Mobile, e mori Komisioni në përbërje të: Igor Ivanov- regjisor dhe kryetar i SHFRM, Irena Ristiq – aktore, Amernis Nokshiqi – aktore, Goran Trajkovski – kompozitor, Igor Toshevski – artist figurativ dhe skeonograf, Datijan Pejovski – regjisor dhe Naum Doksevski – kinematograf.

Исцелител

Në konkurrim për kandidaturë ishin edhe filmat: “Kthimi” në regji të Kastriot Abdilit, “Viti i majmunit” në regji të Vlladimir Bllazhevskit, “Pranvera e paharruar në fshatin e paharruar” në regji të Kushtrim Bekteshit dhe “Fryma e engjëllit” në regji të Jani Bojaxhiut, thuhet në kumtesën e Shoqatës së Punonjësve të Filmit të Maqedonisë.