Wednesday, 12 December 2018 | Lajme: 0

Çrregullimet mentale vazhdimisht në rritje, me strategji të re do të vendosen ilaçe bashkëkohore

Numri i pacientëve me çrregullime mentale është vazhdimisht në rritje. Në krye të listës është depresioni, ndërsa në vit numri i të kontrolluarve në ambulanca është 15.000. Në rritje janë edhe çrregullimet te fëmijët.

Këtë e tha sot në konferencë të përbashkët për shtyp me ministrin e Shëndetësisë Venko Filipçe, drejtori i Klinikës universitare për psikiatri, Stojan Bajraktarov, i cili e prezantoi strategjinë e re për përparimin e shëndetit mental në Republikën e Maqedonisë, e me të cilën paralajmëron përmirësimin e gjendjeve dhe vendosjen e gjeneratës së re së ilaçeve dhe ndjekjen e trendeve evropiane.

“Në këtë moment shfrytëzimi i ilaçeve të reja nuk është më i qasshëm. Ka vetëm një ilaç nga gjenerata e re që e shfrytëzojmë dhe edhe për një ilaç presim  miratim nga Fondi për sigurim shëndetësor”, tha Bajraktarov.

Ai tha se arrijnë t’i mbulojnë të gjithë pacientët, por se kanë nevojë për personel. informoi se kanë pranuar dy doktorë të rinj dhe se kanë leje edhe për punësimin e infermiereve.

Duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve për kërkesat e specializantëve privatë të stomatologjisë, ministri Filipçe tha se paratë janë siguruar dhe se si edhe kategoritë e tjerë të specializantëve, do t’i marrin në tetor.