Thursday, 18 October 2018 | Lajme: 32

Dy persona në rulet në mënyrë të paligjshme “kanë fituar” 1,5 milionë denarë

Sektori i Punëve të Brendshme Shkup ngriti kallëzime penale kundër dy personave të cilët me manipulim në një kazino në mënyrë të paligjshme kishin fituar 1.486.383 denarë.

M.M. (21) nga fshati Vollkovë ngarkohet për “fshehje”, ndërsa O.A. (24) nga fshati Saraj për “inkurajim”.

M.M. si e punësuar në kazinon e O.A., sipas marrëveshjes paraprake, i kishte dhënë kredi për “rulet” për të cilat ai nuk ka kryer pagesë.