Wednesday, 12 December 2018 | Lajme: 0

Ademi mori pjesë në manifestimin “Mbrëmja e poezisë turke Jahja Kemal Bejatli”

Ministri i Kulturës Asaf Ademi mori pjesë në manifestimin ndërkombëtar “Mbrëmja e poezisë turke Jahja Kemal Bejatli”, organizuar nga Lidhja e Organizatave Joqeveritare Turke në Maqedoni (MATUSITEB), i cili, u mbajt në Suli an, në Çarshinë e Vjetër të Shkupit.

Në këtë ngjarje, qëllimi i së cilës ishte promovimi i poezisë së autorëve të famshëm turk, u prezantuan vepra letrare poetike nga një numër i madh i autorëve të cilët kanë lënë gjurmë mbi promovimin e letërsisë turke në vendet prej ku vijnë por edhe në korniza ndërkombëtare.

Në manifestim u paraqitën poetë nga tetë vende, dhe atë nga: Turqia, Azerbajxhani, Moldavia, Iraku, Greqia, Bullgaria, Kosova dhe Maqedonia.

Në hapjen e këtij manifestimi u drejtua edhe Mehmet Dogan, kryetar nderi i Lidhjes së Shkrimtarëve të Turqisë, i cili iu referua temave “Si duhet të lexohet identiteti i Jahja Kemal Bejatli tek turqit e Ballkanit”.

Manifestimi “Mbrëmja e poezisë turke Jahja Kemal Bejatli” realizohet me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës dhe është në kuadër të aktiviteteve për bashkëpunim midis Ministrisë dhe MATUSITEB.